Familja Gushi u shua në aksident/ E ëma e viktimës: M’u helmua shpirti, kërkoj drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Familja Gushi u shua në aksident/ E ëma e viktimës: M’u helmua shpirti, kërkoj drejtësi

Qytetarë dhe të afërm të anëtarëve të familjes Gushi, që humbën jetën pak ditë më parë në një aksident, dolën në protestë pasditen e kësaj të marte në Fier.

Me pankarta në duar dhe me fotot e anëtarëve të stampuara në bluzët e zeza, ata kërkuan drejtësi për vdekjen e Eduart Gushit, gruas së tij Silvana Gushit dhe dy vajzave të mitura, Anastasia dhe Eva.

Advertisement

“’Erdhëm me këngë dhe nëna na priti me vaj’, ‘Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha’, ‘Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim’, ‘Katër fëmijët tanë i kemi rritur në një dhomë’”, ishin këto disa nga pankartat që u përdorën sot në protestë.

Në protestë, ishte e pranishme edhe nëna e Silvana Gushit, e cila u shpreh se nuk kërkon hakmarrje, por vetëm drejtësi, ndërsa ka prekur me fjalët e saj.

Advertisement

“Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam vrarë shumë shpirtërisht. Bëj thirrje të gjithë popullit ngado që janë, nënave, baballarëve, ju lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend, që të marrim jetën e fëmijëve që i kemi rritur me halle. I lutem shumë qeverisë që të marrin masa, se 4 fëmijët sot po hanë dhe. Nëna ka 5 ditë që është helmuar dhe tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës. Vajza ime erdhi tek prindërit me pushime, si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një fëmijë, i cili nuk është djalë i edukuar. Sepse ai djalë nuk e meriton që të jetë djalë nëne dhe babai pasi nëse është me norma, të vëri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nënë një llaf. Ka 5 ditë që më kanë vdekur fëmijët dhe nuk më kanë thënë një llaf. Ça prindi është ky? Ça nenë është kjo? Po t’i kishin vdekur asaj 4 fëmijë ça do bënte kjo nënë? Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy