Familjarisht në biznesin e kanabisit, pranga babë e bir në Fier, kërkohet djali tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Familjarisht në biznesin e kanabisit, pranga babë e bir në Fier, kërkohet djali tjetër

Babë e bir janë vënë në pranga ndërsa djali tjetër u shpall në kërkim nga policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Kreshpan”.

 

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 163 bimë narkotike, 2 armë gjahu pa leje, 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete.

 

Advertisement

Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan babë e bir, u arrestuan nga forcat e rendit ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Damirel Hoxhaj 23 vjec, djali tjetër I familjes.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, 2 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale.

 

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në një sipërfaqe toke në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën të kultivuara 163 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy