Farmacistja i jep ilaçet gabim, 38-vjeçares i shkaktohen probleme shëndetësore. E reja kërkohet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Farmacistja i jep ilaçet gabim, 38-vjeçares i shkaktohen probleme shëndetësore. E reja kërkohet nga policia

Një farmaciste 22-vjeçare me iniciale S.H po kërkohet nga policia.

E reja, ka qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës dhe i ka ilaçe të gabuara 38-vjeçares, të cilës i janë shfaqur probleme të tjera shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore”, njofton policia./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy