Fati i PD në “duart” e Apelit/ Bylykbashi: Rama po tenton të na lërë jashtë zgjedhjeve, 3 marsi përgjigje për kryeministrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fati i PD në “duart” e Apelit/ Bylykbashi: Rama po tenton të na lërë jashtë zgjedhjeve, 3 marsi përgjigje për kryeministrin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi  ka komentuar zhvillimet politike, protestën e 3 marsit dhe vendimin që pritet të japë Gjykata e Apelit.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Bylykbashi tha se protesta në 3 mars nuk do të jetë për t’i ushtruar trysni gjykatës, por për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po pengon hyrjen e opozitës në zgjedhje.

 

Advertisement

3 marsi do jetë një protestë e madhe, që është aty për të mbrojtur pluralizmin në politikë. Në 32 vite nuk ka ndodhur sicc ka ndodhur deri  më tani që Rama të pengojë partinë më të madhe opozitare të hyjë në zgjedhje. Ne do i provojmë Ramës që PD është më e fortë se kurrë”, tha Bylykbashi.

 

I pyetur nga Aleksandër Furxhi nëse tubimi është koicidencë, ai tha se kjo ccështje nuk ka rëndësi, pasi për fatin e PD-së aktualisht e ka një vendim gjykatë.

 

Advertisement

Nuk ka pikën e rëndësisë koicidencë apo jo. Në 3 mars, opozita janë njerëzit dhe numrat, ata që vendosin me votë, as me çekiç as me vulë. Drejtësia e ka marrë një vendim. Sot e ka një vendim të gjykatës. Ata që thotë se do e marr Alibeaj, janë thjesht hipoteza”.

 

Bylykbashi tha se ata thjesht po kërkojnë të hyjnë në zgjedhjet vendore të 14 majit, por po pengohen nga kryeministri Rama.

 

Advertisement

Ne po kërkojmë të futemi në zgjedhjet e 14 majit. Edi Rama po na pengon dhe protesta është ndaj Edi Ramës. Protesta në 3 mars nuk është presion nga gjyqësorit. Nëse ne pengohemi në zgjedhje nuk bëhet fjalë për bojkotim. Nëse na lënë jashtë, është e qëllimshme dhe bojkoti është siç na la Lulzim Basha jashtë”.

 

Por nëse PD e drejtuar nga Berisha nuk do të hynte në zgjedhje, sipas Bylykbashit Apeli do të marr vendim nën trysninë e Ramës.

 

Advertisement

Nënkryetari i PD shtoi se nëse Rama do e tentojë t’i lërë jashtë zgjedhjeve, do përballet me një opozitë e cila nuk ka për të toleruar në asnjë rast për të vendosur monokracinë në këtë vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy