Fatmir Mediu takon Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit/ Zbardhen diskutimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fatmir Mediu takon Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit/ Zbardhen diskutimet

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloj nje takim pune në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.

 

Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet ruse në financimin e partive politike.

 

Advertisement

Në takim u ra dakort për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.

 

Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakort për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës.

 

Advertisement

Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

 

Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy