Fatmir Xhafaj “skanon” procesin: Reforma në Drejtësi, deri tani sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë kaluar 5 vite nga momenti kur Parlamenti miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Por, pavarësisht kritikave që kanë shoqëruar reformën në këtë periudhë, politikani që udhëhoqi procesin në emër të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj beson se ajo ka qenë një sukses.

“Reforma është një sukses jo vetëm nga pikëpamja e efektit që ka dhënë ajo brenda sistemit të drejtësisë, por edhe nga efekti i drejtpërdrejtë që ka dhënë në shoqëri. Sot flasim për një realitet ndryshe nga 5 vjet më parë.”

Advertisement

Për të mbështetur këtë argument, Xhafaj sjell në vëmendje që për 25 vite me radhë në Shqipëri është folur për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, për kontroll politik mbi vendimarrjen e sistemit të drejtësisë, për pafuqi të sistemit për të ndëshkuar fenomene si korrupsioni.

“Sot flasim për gjyqtarë e prokurorë të ndëshkuar nga vetë mekanizmat e sistemit, sot flasim për integritetin në system, sot kemi një realitet krejt te ri të karrierës, të prmovimit të gjyqtarëve në sistem jashtë çdo ndikimi politik. Sot po flasim për goditje të pandëshkueshmërisë.”

Advertisement

Ish-kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj pranon se sot ka mungesë gjyqtarësh e prokurorësh, të cilët janë larguar për shkak te Vetting-ut, por, sipas tij, ata magjistratë që sot janë pjesë e sistemit janë me integritet dhe profesionistë. Xhafaj sqaron se reforma nuk është ideale, pasi asnjë ligj nuk është i përsosur.

“Për më tepër, kjo reformë e zbatuar në kushtet e vendit tonë në një mjedis shumë acid, në një mjedis shumë antagonist politik dhe shoqëror dhe për më tepër në një luftë të vazhdueshme përmes përpjekjes për ta bërë drejtësinë dhe përpjekjes për ta penguar, për ta deformuar dhe për ta kontrolluar. Dhe të mos harrojmë: nuk është çështje muresh reforma në drejtësi, nuk është çështje numrash reforma në drejtësi, është çështje koncepti, është cështje mentaliteti, është çështje qasje.”

Advertisement

Deri më tani, Vetting-un e kanë kaluar vetëm gjysma e prokurorëve dhe gjytarëve dhe mandati i shkallës së parë të vetingut mbaron vitin tjetër. Në këtë situatë, Taulant Balla ka hedhur idenë e zgjatjes së mandatit të komisionit, duke ndryshuar kushtetutën, por Xhafaj ndan një tjetër ide.

“Ide mund të ketë shumë, nuk ka asgjë të keqe. Por të jesh e sigurt,  nuk ka pse t’i vishen këto ide Partisë Socialiste. Mund të ketë njerëz brenda grupit parlamentar, ose brenda PS që mund të kenë ide të tilla apo ide nga më të ndryshmet edhe për këtë aspekt. Por duhet të jemi të kujdesshëm kur hedhim hapa të tillë. Së pari, duhet një analizë për të kuptuar si ka ecur procesi, të cilat janë problematikat që janë shfaqur, sa garanci kemi këtë pjesë dhe si do të vazhdojmë më tej që ka opsione të ndryshme; zgjatja e mandatit apo përmbyllja e këtij procesi për KPK dhe vazhdimi normal me dy këshillat siç parashikon edhe ligji për vettingun, ose një miksim i mundshëm I tyre.”

Advertisement

Partia Socialiste është e para forcë politike që fitoi një mandat të tretë në krye të vendit; dhe për Fatmir Xhafajn, një prej deputetëve më të votuar në 25 prill, kjo fitore mban përgjegjësi të mëdhe.

“Ekonomia është një sfidë e madhe, vazhdimi i reformave shtetformuese është një sfidë tjetër e rëndësishme, ku bën pjesë edhe reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. “

Advertisement

Por a rrezikohet Partia Socialiste nga arroganca në këtë mandat?

“Arroganca mund të të rrezikojë në çdo moment; nuk ka rëndësi nëse je në mandat të parë, të dytë apo të tretë. Është shumë i rëndësishëm raporti që vendos me qytetarin, raporti që vendos me përgjegjësinë e shërbesës ndaj qytetarit. Nëse PS do të vazhdojë të dëshmojë që është e përkushtuar për të shërbyer nuk do të ketë vend për arrogancë dhe kjo është e rëndësishme. Nga ana tjetër, po aq e rëndësishme është funksionimi i të gjithë strukturave të shtetit për ta mbajtur nën kontroll, në kufijtë e Kushtetutës dhe në këtë kontekst, pushteti i ri i drejtësisë ka një rol të jashtëzakonshëm.” 

Advertisement

Në fillim të muajit shtator, do të mblidhet Parlamenti i ri, e atëhere do të shihet se me çfarë ekipi e çfarë vizioni do të drejtojë Edi Rama vendin në 4 vitet e ardhshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy