Fatos Nano, Gramoz Ruçi apo Majlinda Bregu për President?! Ja përgjigja nga PS

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fatos Nano, Gramoz Ruçi apo Majlinda Bregu për President?! Ja përgjigja nga PS

A është Fatos Nano një nga emrat e listës që ka aktualisht PS sa I takon Presidentit të ri të vendit?

 

Në përgjigjen dhënë për gazetarët nga Fieri, Taulant Balla tha se Nano dhe Ruçi janë emra që meritojnë plotësisht të jenë President të vendit, por ky është një vendim që e marrin forumet më të larta të PS.

 

Advertisement

“Një koleg me pyeti për Gramoz Rucin ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë te jenë president të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm. Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të diskutuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do t’i marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.

 

Pyetjes nëse mund të jetë Majlinda Bregu një propozim i PS, meqënese opozita nuk e propozoi, kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj:

 

Advertisement

Unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë nje negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare.. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orë 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy