Faturat e energjisë, “të kripura”/ Qytetarët ankohen, ekspertët duan mirëmenaxhim të korporatave publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Faturat e energjisë, “të kripura”/ Qytetarët ankohen, ekspertët duan mirëmenaxhim të korporatave publike

Një familjeje shqiptare me katër persona i nevojiten 83 mijë lekë që të përballojë shpenzimet mujore.

 

Një peshë të rëndësishme në këtë buxhet zënë edhe pagesat për energjinë elektrike.

 

Advertisement

Sipas të dhënave të INSTAT, faturat mujore të energjisë i kushtojnë një familjeje mesatarisht 8 mijë e 300 lekë. Por qytetarët ankohen se çmimi është i shtrenjtë për xhepat e tyre.

 

QYTETARËT

 

Advertisement

“Paguajmë 40 mijë. Dy veta jemi, shumë pak konsum kemi dhe na duket shtrenjtë.”

 

QYTETARE

 

Advertisement

“Na kushton shtrenjtë. Unë burrë e grua, paguajmë 12 mijë lekë. Është e rëndë.”

 

 

QYTETARE

Advertisement

 

“Ne nuk paguajmë dot këtë. do bëjmë protestë. Nga do t’i marrë lekët, nga ky popull që nuk blen dot as bukën e gojës? Unë paguaj 80 mijë lekë për drita.”

 

Kriza dhe rritja e mundshme e çmimit të energjisë, sipas ekspertëve, mund të përballohen me një mirëmenaxhim të korporatave publike dhe me politikat e duhura energjetike.

Advertisement

 

GJERGJ BUXHUKU

ADMINISTRATOR I KONFINDUSTRIA

 

Advertisement

“Duhet të përmirësohet në mënyrë urgjente menaxhimi i korporatave publike, kam parasysh edhe humbjet që janë ende në nivel të lartë. Duhet ndjekur nga afër menaxhimi i brendshëm për kostot e tejfryra. Ky moment duhet të shërbejë edhe për moment reflektimi për të kuptuar që politikat energjetike deri më sot nuk kanë shkuar mirë. Nuk i është kushtuar rëndësia e duhur politikave energjetike.”

 

Kjo situatë, shton Buxhuku, nuk duhet të përdoret për të rikthyer faturimin me dy fasha të energjisë elektrike për shkak të abuzimit që e shoqëron atë.

 

Advertisement

 

GJERGJ BUXHUKU

ADMINISTRATOR I KONFINDUSTRIA

 

Advertisement

“Faturimi me dy fasha nuk ka qenë i suksesshëm sepse i ka hapur shumë rrugë abuzimit, ka prishur edhe rregullin minimal të vënëe në sistemin energjetik. faturimi me dy fasha kërkon një struktyurim të fortë të kompanive publike, të agjencive rregullatore të shtetit, por gjithmonë lë shumë hapësira për abuzim. Mund të llogaritet një ndër mënyrat më të fundit që mund të përdorim për të përballuar krizën.”

 

Javën e ardhshme pritet që qeveria të dalë dhe konkretizojë masat që do të ndërmarrë për përballimin dhe kapërcimin e krizës energjetike, të lajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy