“Fëmijët dhe të moshuarit janë dhunuar nga policia te 5 Maji”, Nallbati: U është kërkuar të firmosin kontratën pa ditur se ku do të banojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fëmijët dhe të moshuarit janë dhunuar nga policia te 5 Maji”, Nallbati: U është kërkuar të firmosin kontratën pa ditur se ku do të banojnë

Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Bledion Nallbati, pasi ishte pranë banorëve të 5 Majit, të cilët kundërshtuan policinë për prishjen e banesave, reagoi në mbledhjen e Komisionit.

 

Ai deklaroi se banorët nuk e dinë se ku do të shkojnë pas “dëbimit që u është bërë nga prona e tyre”.

 

Advertisement

Nallbati theksoi se “banoret nuk janë kundër projekteve zhvillimore, por kundër paligjshmërisë dhe indiferencës së Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrisë.

“Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi”, tha Nallbati.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy