minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Fëmijët më të prekurit nga gripi, mjeku alternativ këshillon nënat: Si ta ulni menjëherë temperaturën në shtëpi - Struga.info


Fëmijët më të prekurit nga gripi, mjeku alternativ këshillon nënat: Si ta ulni menjëherë temperaturën në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët më të prekurit nga gripi, mjeku alternativ këshillon nënat: Si ta ulni menjëherë temperaturën në shtëpi

Virozat kanë mbushur spitalet në javët e para të janarit. Më të prekur po rezultojnë fëmijët. Në shërbimin e urgjencës pediatrike në QSUT brenda një ditë numri i vizitave arrin në 300, por ka ditë që kjo shifër shkon edhe në 400.

Mjeku alternativ Hysni Danskhi, i ftuar në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus i bën thirrje nënave që ta menaxhojnë temepraturën e fëmijëve të tyre në kushte shtëpie.

Jo vetëm për fëmijët, por edhe për personat e rritur që preken nga gripi, mjeku sugjeron përdorimin e çajrave në kushte shtëpie, para se të arrihet përdorimi i ilaçeve kimikate dhe shtrimi nëpër spitale. Sipas tij, çaji i trëndafilit të egër është shumë efikas në uljen e temperaturës edhe te të vegjlit.

Dankshi: Pak çaj trëndafili të egër për moshat e vogla, pak çaj sherebelë, pak çaj lule bliri. Zihen në gramatura të vogla. Kjo i ndihmon nënat me fëmijë dhe ia jep çdo vakt me një lugë të vogël. Kjo ul temperaturën, i rrit rezistencën fëmijës dhe shton vitaminën C. Kjo s’ka efekte anësore. Nuk këshillohet dushi, temperatura e fëmijë 40, t’i shkon e fut në ujë të ftohtë, fëmija të bie përtokë. Ndërsa efekti i trëndafilit të egër është i menjëhershëm. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy