Fermerët ankohen për çmimin e kastravecit: Tregtarët na e marrin 50 lekë dhe e shesin 4 herë më shtrenjt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët ankohen për çmimin e kastravecit: Tregtarët na e marrin 50 lekë dhe e shesin 4 herë më shtrenjt

Prej tre javësh fermerët në Roskovec kanë filluar vjeljen e kastravecit, por këtë vit ata po përballen me një çmim tepër të ulet.

Kultivuesit e serave pohojnë se tregtarët e pikave të grumbullimit po ua marrin prodhimin me 50 lekë, ndërkohë që në tregje shitet deri në 200 lekë.

“Të vesh në Durrës të marrësh një kile është 200 leke këtu e merr me 40 leke, fermeri është i groposur në këtë mes”, thotë një fermer.

 “Në treg qyteti e ke me 2000-2500 lekë, këtu e merr me 500 lekë”, shprehen ata.

Advertisement

Prodhimi është i bollshëm, por çmimi aspak i leverdishëm thonë fermerët, duke patur parasysh kostot e larta të punës, gjë që ka bërë që ky vit tu shkaktojë humbje të mëdha financiare.

“Naftën e marr 2 mijë lekë litri, e di sa shpenzime ka,  për mos të folur për punëtorët që nuk të vijnë pa 25 mijë lekë.

Unë një thes pleh e marr 70 mijë lekë, lërë spërkatjen , punëtorët. Hedh gjithë ato lekë dhe ne fund s’merr asgjë”, thonë fermerët.

Fermerët i kanë sytë nga shteti që sipas tyre duhet t’i vërë fre abuzimeve në pikat e grumbullit. Por mesa duket ata do të duhet të presin gjatë, pasi çdo vit kanë të njëjtat ankesa e deri më sot ato nuk kanë marrë zgjidhje. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy