Fermerët e Korçës presin mollët, shkak mungesa e tregut për shitjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët e Korçës presin mollët, shkak mungesa e tregut për shitjen e tyre

Fermerët e fshatrave Vranisht, Progër, Mançurisht e Cangonj në bashkinë e Devollit po presin të gjitha pemët e mollëve, përfshirë këtu kultivarët tradicionalë dhe ata të rinj.

 

Ky veprim vjen si pasojë e mungesës së tregut dhe mbetjes stok të të gjithë sasisë të mollës së prodhuar këtë vit.

 

Advertisement

Ky është Durim Rusi, nga fshati Mançurisht. Ai tregon se për të katërtin vit radhazi tregu mungon, ndaj këtë vit nuk ka mundur as t’i mbledhë dhe të gjithë sasinë e mollëve e ka përtokë.

 

Avni Musa, një tjetër fermer nga fshati Mançurisht, shprehet se çmimi i ulët i tregut nuk justifikon investimin fillestar.

 

Advertisement

Edhe në tregun e shumicës, fermerët bëjnë me dije se çmimi i mollëve është shumë i ulët, duke shkuar 20-25 lekë për kilogram.

 

Në të tilla kushte ata pranojnë se e kanë të vështirë për të mbuluar kostot e prodhimit e aq më tepër shpenzimet e çdo dite për tregtimin e mollëve.

 

Advertisement

Por drejtoria rajonale  e bujqësise pretendon se fermerët janë duke prerë kultivarët e vjetër të mollëve, ato që kanë mungesë të tregut të shitjes, ndërsa orientojnë ata drejt kultivarëve të rinj, të kërkuar edhe nga eksportet jashtë vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy