Festa e Republikës Italiane/ Meta mesazh Mattarellës: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festa e Republikës Italiane/ Meta mesazh Mattarellës: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit në BE

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij italian Sergio Mattarella me rastin e festës së republikës italiane.

 

Meta shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi si në planin rajonal dhe atë shumëpalësh.

 

Advertisement

Ai thotë se Italia ka qenë mbështetëse e veçantë përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Europian.

 

Mesazhi i presidentit Ilir Meta

 

Advertisement

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Sergio Mattarella

I dashur mik,

 

Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Ju dhe popullit mik italian, urimet më të përzemërta dhe më miqësore!

Advertisement

 

Marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale, e partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

 

Jam i lumtur të konstatoj se perspektiva e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të suksesshëm i kanë themelet në lashtësinë e miqësisë mes dy popujve, në dashurinë, solidaritetin vëllazëror dhe vullnetin e palëkundur për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian.

Advertisement

 

Mikpritja unike e popullit italian ndaj komunitetit arbëresh në Itali dhe respekti ndaj identitetit kombëtar shqiptar e besimit të tyre fetar, ashtu edhe ndaj shqiptarëve që emigruan pas viteve ’90 në bregun italian të Adriatikut, gjithashtu, mbart mesazhin e fuqishëm të një vlere thellësisht europiane dhe garancinë për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve tona dhe sigurinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

 

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Italisë dhe Tuajin në veçanti, përgjatë procesit jetik euroatlantik të Shqipërisë, veçanërisht integrimit të saj në Bashkimin Europian, e gjithashtu të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin në kuadër të NATO-s.

Advertisement

 

Dëshiroj t’Ju siguroj se, në këto kohë sfidash ndaj sigurisë, stabilitetit dhe të paqes në Europë dhe në botë, Shqipëria, gjatë mandatit dyvjeçar të saj, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është e vendosur në qëndrimet e saj, në koherencë me partnerët dhe aleatët euroatlantikë, si në rrafshin evropian, ashtu edhe në atë global.

 

Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, e urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si edhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Italisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy