Fico zbulon nëse mund të udhëtojnë edhe ata që s’janë vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fico zbulon nëse mund të udhëtojnë edhe ata që s’janë vaksinuar

Një ndër dilemat më të mëdha të njerëzve tani është nëse vaksina do të bëhet pengesë për të udhëtuar. Shtetet po vënë në zbatim pasaportën e vaksinimit, për të lëvizur lirshëm ata që janë imunizuar nga COVID-19.

 

Por Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico zbuloi se kjo nuk do të thotë se ata që nuk janë vaksinuar, nuk do të udhëtojnë.

 

Advertisement

Në një intervistë në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me moderatoren Hilda Gorica, Fico tha se ky grup duhet vetëm t’iu nënshtrohet masave anti-COVID.

 

“Nuk ka asnjë kufizim për lëvizjen në BE. Biseda e pasaportës së vaksinimit përfshin edhe elementë si persona që nuk e kryejnë vaksinën për një arsye apo tjetër sepse kështu kanë zgjedhur, duke përfshirë edhe ata që nuk duan ta bëjnë apo e kanë të pamundur. Nuk mund të përjashtohen këta persona. Çdo shtet, duke u nisur nga situata e vet epidemiologjike, ka të drejtë të vendosë rregulla që do të mbajnë situatën nën kontroll. Por t’i mund të lëvizësh normalisht, përfshirë edhe udhëtime jo-esenciale.”

 

Advertisement

Sa i përket vaksinimit në Shqipëri, Albana Fico tha se procesi po ecën me ritme të kënaqshme dhe u kujdes të theksonte se të gjitha vaksinat janë efektive.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy