Fier/ Dy makina të braktisura afër parcelave me kanabis, njëra e mbushur me thasë me drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fier/ Dy makina të braktisura afër parcelave me kanabis, njëra e mbushur me thasë me drogë

Kjo parcelë me kanabis u zbulua këtë të mërkurë nga policia e Fierit në fshatin Mullaj.

 

Lënda narkotike ishte kultivuar në një tokë ahttps://www.youtube.com/watch?v=h0zwZfHGhmYrë të mbjellë me misër pranë shtratit të lumit Seman.

 

Advertisement

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, kanabisi është mbjellë mes rrënjëve të misrit, me qëllim që të mos diktohej gjatë kontrolleve nga ajri të policisë.

 

Operacioni antidrogë është duke u zhvilluar, ndërsa ende nuk dihet sasia e bimëve narkotike të mbjella. Burime pranë policisë thanë se të gjitha rrënjët janë shkulur e më pas asgjësuar.

 

Advertisement

Gjatë aksionit në një kanal në zonën e Baltzës, vetëm disa kilometra larg vendit të parcelës, u gjetën dhe dy automjete, njëri prej të cilëve kishte rënë në kanal.

 

Makina dyshohet të jetë e ngarkuar me kanabis. E për këtë arsye mjeti tjetër i ka ardhur në ndihmë për ta nxjerrë, por pas mbërritjes së policisë në zonë autorët i kanë braktisur automjetet e u larguan me shpejtësi.

 

Advertisement

Aktualisht në zonë ka mbërritur një karrotrec e po bën të mundur nxjerrjen e makinës nga kanali.  Të dya ngjarjet mendohet të kenë lidhje me njëra tjetrën.

 

Nga ana tjetër, kanë nisur hetimet për identifikimin e pronarit të tokës, si dhe të gjithë personave  të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy