Fieri brohoret “Këngë Moj”, mijëra qytetarë duartrokitën më të mirët e muzikës shqiptare 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fieri brohoret “Këngë Moj”, mijëra qytetarë duartrokitën më të mirët e muzikës shqiptare 

Ka qenë Fieri mbrëmë, qyteti që ka jetuar me muzikën e spektaklit “Maratona Këngë Moj”.

 

Qyteti artdashës dhe publiku i ngrohtë fierak ka pritur dje stafin e Promotor, televizionit Vizion Plus, në një mbrëmje të veçantë, ku u pritën të performojnë mbi 20 artistë.

 

Advertisement

Përshëndetjes së parë të mbrëmjes, nga prezantuesja e Maratonës Këngë Moj, Nevina Shtylla, publiku, që kishte mbushur qendrën dhe sheshin e ri të qytetit, i është përgjigjur me një brohorimë plot energji, e cila ka vijuar përgjatë gjithë spektaklit.

 

Këtë herë, Maratona Këngë Moj ka sjellë para fierakëve artistë të njohur nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Irma Libohova, Ylli Baka, Juliana Pasha, Valbona Mema, Vaske Curri, por edhe emra te rinj e të suksesshëm të skenës së këngës si Erik Lloshi, Aurel Thellimi, Blerina Braka, Ervis Behari, Armaldo Kllogjri etj.

 

Advertisement

“ARMAND KLLOGJERI

Të jesh në Fier është gjithmonë kënaqësi. Kjo maraton na bën të harrojmë këtë periudhë të vështirë që sapo kaluam dhe t’i rikthehemi jetës normale.”

 

“VASKE CURRI

Advertisement

Në qytetin e Fierit, në këtë maratonë unë ndihem si në shtëpinë time. I përshëndes të gjithë fierakët dhe televizionin Vizion Plus që na hapi këtë dritare që neve po këndojmë në të gjithë vendet e Shqipërisë.”

 

 

“VOJSAVA ALIAJ

Advertisement

Jam shumë e lumtur që marr pjesë në maratonë.”

 

Një publik i mësuar me evente artistike që vijnë si kontribut i vazhdueshëm i Bashkisë Fier nën kujdesin e kryetarit të saj, Armando Subashi, edhe këtë herë është argëtuar duke kërcyer deri në orën 23:00, i mbërthyer para skenës së Maratonës Këngë Moj, duke ndjekur hite të reja muzikore, por edhe këngë nga fondi i artë i muzikës tradicionale, duke i dhënë freski qytetit në një natë të nxehtë vere.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy