
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të sqarojë akuzat në lidhje me financimet ruse, duke e konsideruar këtë si një problem serioz.
Në një komunikim për gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, Berisha tha se në arkën e PD-së nuk ka hyrë asnjë qindarkë, ndërsa problemin e vetëm me Bashën ka transparencën e këtyre parave.
“Basha të bëjë transparent problemin e financimeve ruse. Kjo është shumë serioze. Ai duhet të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë, tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion në PD-së. Nuk ka hyrë në arkat e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Me Bashën kam vetëm këtë problem. Për sa kohë është deputet i PD dhe anëtar duhet të bëjë transparencë. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm”, tha Berisha.