“Malumja me lekët e shtetit”/ Rama: Nuk kishte asnjë lidhje me asnjë qindarkë nga fondet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Malumja me lekët e shtetit”/ Rama: Nuk kishte asnjë lidhje me asnjë qindarkë nga fondet publike

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në Facebook, pas koncertit të Malumës në Tiranë.

 

Teksa një qytetar ka ironizuar Ramën për koncertin e organizuar, duke shkruar; “Faleminderit per koncertin dje dhe te gjithë e kuptuam turpin”, kryeministri ia kthehu ‘flakë për flakë’.

 

Advertisement

Rama sqaron se për koncertin ku mori pjesë dje Maluma nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por se gjithçka ishte organizuar nga një kompani private.

 

“Jo qe s’ke kuptuar gje, po je keqkuptuar edhe me shume, sepse koncerti nuk kishte asnje lidhje me asnje qindarke nga fondet publike, po ishte i organizuar nga nje kompani private, cka e ben turpin e protestes edhe me te turpshem ne fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskaralleqe te tilla si Malumja me leket e shtetit, Maybach-u i Lali Erit apo Abazhuri prej floriri i zyres time”, ia kthen Rama komentuesit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy