“Sot e mora vesh kush ishte Malumja”/ Rama tregon kush ka paguar për këngëtarin kolumbian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sot e mora vesh kush ishte Malumja”/ Rama tregon kush ka paguar për këngëtarin kolumbian

Në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh për të gjithë ata që kritikuan ardhjen në Tiranë të këngëtarit kolumbian, Maluma, në këtë kohë krize, se ai u soll nga një kompani private dhe se nuk është paguar nga asnjë buxhet publik apo i bashkisë.

 

“Ne kemi taksat më të ulëta në Europë edhe pse rrogat e ulëta i ka edhe vende të tjera të rajonit. Ne do të rrisim rrogat që kemi thënë me 1 qershor. Kam parë aq shumë në këtë vend saqë askush nuk mund të më japë mua leksione. Mos më thoni ul çmimet o njeri, për atë rritje çmmesh te shporta do i japim paratë në dorë për gjysëm milioni. Se po dëgoj një muzikë këtu jashtë nuk e di cfarë është po është Malumja që unë as e dija ca ishte sot e mora vesh se më shkruanin që keni lekë për Malumen. Lekët për Malumen janë njësoj si florii i këtij abazhuri/ S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik as i qeverisë as bashkisë se pyeta ca është kjo malume. E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumen e ju thonë ky ka sjellë Malumen unë as e dija kush ishte Malumja.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy