Prezantimi i buxhetit 2022/ Rama: Jam këtu me premtim të mbajtur, s’kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezantimi i buxhetit 2022/ Rama: Jam këtu me premtim të mbajtur, s’kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO

Gjatë prezantimit të Buxhetit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur me një premtim të mbajtur.

Rama theksoi se ashtu sikurse kishte premtuar në gusht, në buxhet është rritja e pagave me 30% për Forcat e Armatosura. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria nuk ka më ushtrinë për pak të paguar në NATO.

“Jam këtu para jush me një zotim të mbajtur për rritje të konsiderueshme të pagave. Kjo është një rritje e konsiderueshme. Kur u takuam me një pjesë prej jush në gusht pas zjarreve ju thashë se do të rrisim pagat. Sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sot po ju them se vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që FA si dhe për potencialin që kanë të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës dhe këtu nuk flasim për ato që janë vende të fuqishme, por për shumë vende të tjera. Me këto rritje pagash nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO. Nuk jemi as në krye, as në mes, por as më të fundit. Ky është hapi i parë. Ambicia është që brenda mandatit të tretë të jemi diku në mes. Besoj që mund ta arrijmë dhe3 jam i bindur që do ta arrijmë,” u shpreh Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy