Vuçiç mobilizon ushtrinë: Ju i dini problemet që kemi në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç mobilizon ushtrinë: Ju i dini problemet që kemi në Kosovë

Pas disa kërcënimeve për luftë në muajt e fundit, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç sot ka shkuar më tej me retorikën duke mobilizuar ushtrinë. “Serbia duhet të kujdeset për veten e saj.

Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë dhe Metohi, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen. Në lidhje me këtë, Serbia duhet të kujdeset për veten e saj” tha ai.

Gjatë fjalimit ai paralajmëroi investime të tjera në ushtri. “Këtë vit do të ketë rritje të mëdha të pagave për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, me një rritje prej pesë përqind nga fillimi i vitit, do të ketë një shtesë prej 10 përqind për nënoficerët, dhe rritja totale për ushtarakët do të jetë ndërmjet 9.8 përqind dhe 17.6 përqind”.

Vuçiç theksoi gjithashtu se gjatë vitit të kaluar është punuar për rritjen e gatishmërisë luftarake, për blerjen e armëve dhe pajisjeve më moderne, nga pacinra S1 deri te mjetet ajrore pa pilot.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy