Manastirliu: Kemi siguruar doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Kemi siguruar doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të enjte në Parlament se janë siguruar doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë. Ajo tha se janë parapguar 2.9 milionë dollarë për marrëveshjen me Pfizer.

 

“Marrëveshja me Pfizer ishte përmbyllja e përpjekjes së pandalur për asnjë moment gjatë këtyre kohëve për sigurimin e 500 mijë dozave vaksinash që së bashku me marrëveshjen e Covax, me mundësimin pra të 1 milion e 140 mijë doza vaksinash, ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë për nënshkrimin e kontratave me të parën kompani që dispononte autorizimet e përdorimit të vaksinës. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milion dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e Covax-it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Ajo u ndal edhe tek ndërtimi i spitalit të Fierit, me financim nga Turqia. Manastirliu u shpreh se ndërtimi ka nisur dhe premtoi se do të përfundojë brenda afatit të vendosur.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy