Rama paralajmëron: Bëni vaksinën, ndryshe nuk do futeni në ambjentet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama paralajmëron: Bëni vaksinën, ndryshe nuk do futeni në ambjentet publike

Kryeministri Rama e nisi ditën e shtunë me një apel në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët për tu vaksinuar kundër Covid-19.

 

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mos iu pengohet futja në ambientet e brendshme publike.

 

Advertisement

Kryeministri la të nkuptohet se kjo masë  do të futet në fuqi nëse situata epidemiologjike gjatë dimrit do të përkeqësohet.

 

“Mirmëngjes dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy