Finlanda vendi më i lumtur në botë, Hazaraj tregon “sekretin”: Ka balancë mes punës dhe jetës private

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finlanda vendi më i lumtur në botë, Hazaraj tregon “sekretin”: Ka balancë mes punës dhe jetës private

Finlanda u shpall vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit me radhë, teksa Shqipëria renditet në vendin e 89-të.

Anisa Hazaraj, e cila prej vitesh jeton në Finlandë, tregoi se çfarë e bën të lumtur këtë vend.

Ajo tha ndër të tjera se u largua nga Shqipëria për shkak të pakënaqësisë me jetesën dhe shërbimeve të cila mungojnë.

Anisa tregoi gjithashtu për pagën minimale në Finlandë dhe çfarë ndodh kur dikush largohet nga puna.

Advertisement

“Është afërsisht 11 euro ora, mirëpo çfarë është me rëndësi është balanca që qytetarët kanë mes jetës private dhe punës, është një vij shumë e shëndetshme.

Nuk është thjesht balanca, ështe edhe siguria në punë. Çfarë i ndodh një qytetari nëse largohet nga puna. Në momentin që largohesh nga puna ke të drejtë për disa benefite që t’i mundëson shteti, suproti financiar, mundësia që të shkosh në shkollë, të bësh një kurs profesional, apo kërkimi i punës është i mundësuar nga shteti. Ke siguri në të gjithë skenarët e paparashikueshëm që mund të ndodhin”, tha Hazaraj. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy