Fitoi mandatin e tretë/ Erion Veliaj betohet si kryebashkiak i Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitoi mandatin e tretë/ Erion Veliaj betohet si kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj u betua pak minuta më parë si kryebashkiaku i Bashkisë Tiranë për 4 vitet e ardhshme, duke marrë zyrtarisht mandatin e tretë.

 

Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët për besimin e dhënë, për ta çuar Tiranën përpara.

 

Advertisement

Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve. Kemi objektiva të prekshëm. Do të vijojmë punën, do hapim kantierin më të madh fizik në Tiranë” u shpreh ai.

Betimi u krye në taracën e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, më parë u konstituua Këshilli i ri Bashkiak i Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy