
Ish kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së qendrës së djathtë në Itali.
Në një postim në Twitter, Basha teksa ka shprehur urimin e tij, thekson se Shqipëria dhe Italia do bazohen në vlera të përbashkëta, që do i bashkojë më shumë në rrugën e vendit tonë drejt BE.
Advertisement
“Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila është artikuluar gjithmonë në një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë europian”, shkruan Basha.