Fitorja e thellë në Vorë/ Veliaj: S’ka më bastione, do fitojmë edhe në Rrogozhinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitorja e thellë në Vorë/ Veliaj: S’ka më bastione, do fitojmë edhe në Rrogozhinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Erion Veliaj e konsideroi një rezultat suprizues fitoren e PS-së në Bashkinë Vorë me kandidatin Blerim Sheraj, i cili arriti të siguronte 7530 vota.

 

“Kemi pasur zgjedhje pa incidente. Kemi fituar Bashkinë e Vorës me 69.69 për qind. Ky rezultat tregon që nuk ka më bastione në Shqipëri. Këtë përkushtim dhe besim do ta kthejmë në punë. Dua të falenderoj edhe ata që nuk na votuar sepse na dhanë një mesazh që ende ka punë për të bërë, për të treguar që bashkimi, dashuria, puna është mënyra sesi ecet përpara vitit 2022. Duke filluar nga dita e nesërmi, t’i përvishemi punës që nuk është më tranzit, por destinacion. Ishtë një surprizë, rezultat befasues. Sondazhet tona tregonin mbi 50%. Por kjo është një mënyrë për ne që të kërkojmë falje për disa gjëra që nuk i këmi bërë. Po të shikosh rezultatin dhe të marrësh parasysh pjesmarrjen, nuk na ka çeduar rezultati. Njerëzit pas 30 vitesh ka lëvizur dhe kanë parë që votohet për atë që punon. Për herë të parë, qytetarë të djathtë kanë votuar majtas. Në Rrogozhinë besoj se do kemi rezultat pozitiv. Ne duam që të kemi vota më shumë se sa dy kundërshtarët.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy