Fitorja në Himarë/ Dule: Kishim përballë të gjithë qeverinë, por triumfuam

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitorja në Himarë/ Dule: Kishim përballë të gjithë qeverinë, por triumfuam

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka përshëndetur fitoren e Fredi Belerit në Himarë.

 

Në një deklaratë për mediat ai thekson se ndonëse kandidatit të opozitës iu bë një padrejtësi ekstreme, sërish triumfuam.

 

Advertisement

Ai shton se përballë nuk kishin kandidatin e kundërshtarit, Jorgo Goron, por të gjithë qeverinë.

 

“Dua të përsëris se e ndjej për detyrim që t’ju falënderoj për rolin tuaj që e kërkova që në momentin e parë, ishte përcaktues për të vërtetën. Nuk ishte thjesht një fitore, por një triumf për Fredi Belerin. Një padrejtësi ekstreme, më akuzonin se u braktisa në Himarë, ja rezultati, është një mësim i madh, duhet të jemi realist, është një mësim i madh kjo që po ndodh sot në Himarë, se nuk kishim përballë një forcë politike, një kandidat rival, kishte kryeministrin, qeverinë, strukturat shtetërore, gjithsesi fjala e fundit u takon qytetarëve. Fredi Beleri do jetë një shembull për bashkitë në vend, dhe kjo bashki do kthehet në një Bashki model”, tha Dule.

Dy kutitë e fundit ishin vendimtare në vulosjen e këtij rezultati, pasi deri diferenca ndonëse e vogël ishte në favor të Jorgo Goros. Ky i fundit siguroi 3818 vota krahas 3837 të Fredi Belerit.

Advertisement

 

Beleri ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy