Fituan gjyqin për pronat, por nuk i dhanë pagesat, policia zbardh takimin e fundit të avokatit me dhunuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fituan gjyqin për pronat, por nuk i dhanë pagesat, policia zbardh takimin e fundit të avokatit me dhunuesit

Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka zbardhur shkakun e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë.

Sipas tij, shkak ka qenë mospagesa nga disa prej trashëgimtarëve të një prone, e cila me përfaqësim të Mëngjesit u fitua në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit.

Avokati ka përfaqësuar një palë e cila e ka fituar procesin gjyqësor ne shkallën e parë dhe në apel dhe nuk kanë paguar. Disa nga trashëgimtarët e kanë plotësuar kontratën që kanë pasur me avokatin, ndërsa disa nuk kanë qenë dakord”, tha Vocaj.

Avokati Mëngjesi me autorët ishte takuar edhe një muaj më parë, për të diskutuar po për të njëjtën çështje.

Advertisement

Këta persona janë takuar rreth një muaj para ngjarjes dhe kanë biseduar për këtë çështje”, tha ai.

Vocaj konfirmoi se policia do marr çdo masë për sigurimin e avokatit dhe familjarëve të tij./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy