“Flakë në det”/ Sekuestrohen 11 pasuri të grupit kriminal të Armando Papës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Flakë në det”/ Sekuestrohen 11 pasuri të grupit kriminal të Armando Papës

Gjykata e Posaçme ka sekuestruar 11 pasuri, që u përkisnin anëtarëve të grupit kriminal, të zbuluar nga operacioni “Flakë në det”.

 

Bëhet fjalë për kompani, automjete luksoze, mjet lundrues dhe shuma të ndryshme parash.

 

Advertisement

Autoritetet theksojnë se këto sekuestrime u bënë pas hetimeve të kryera në bazë të kapjes së mbi 41 kg heroinë në automjetin Mercedez Benz dhe arrestimit në flagrancë të Armando Papës.

 

Pasuritë e sekuestruara

  1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
    2. Automjet i markës Volksëagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
    3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
    4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
    5. Automjet i markës Ëolksëagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
    6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
    7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
    8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
    9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
    10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
    11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy