Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë/ Zbardhen arsyet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë/ Zbardhen arsyet

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

“Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.

Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama“, thuhet në njofytimin zyrtar të PD.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy