Flet një nga të mbijetuarit nga tragjedia në Bullgari: Kishte shumë fëmijë, dëgjova britma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flet një nga të mbijetuarit nga tragjedia në Bullgari: Kishte shumë fëmijë, dëgjova britma

Një prej vajzave që i shpëtuan tragjedisë në Bullgari, kishte udhëtuar me të fejuarin drejt Turqisë në fundjavë, dhe ishte pikërisht ai që e nxori nga ferri i flakëve.

Babai i saj thotë se lajmin e mësoi nga mediat sociale. Dhëndri dhe e bija janë hedhur nga dritarja. “Kur mësova që janë gjallë fillova të qaj”, thotë ai.

Më tej citon fjalë e së bijës, Medina që ka mbetur e traumatizuar, pasi ka parë veç të tjerash një djalë të vogël të mbuluar nga flakët. Ajo tha se kishte qenë në gjumë, por u zgjua e tmerruar nga të bërtiturat.

“ S`di as vetë sesi kam dalë. Dëgjova britmat e fëmijëve, kishte shumë fëmijë në autobus”, është shprehur ajo.

Advertisement

Të afërm të të mbijetuarve presin me ankth lajme për njerëzit e dashur përpara dyerve të spitalit në Sofje, ku ata u dërguan me urgjencë pas aksidentit fatal.

“Xhaxhai im 49 vjeç nga fshati Dolno Kolicani, ka shpëtuar, është në gjendje të qëndrueshme. Por për të tjerët, hallën dhe kushëririn nuk kemi asnjë lajm, Mjekët thonë se nëse nuk janë këtu, me shumë mundësi kanë vdekur atje në vend”.

“Kërkoj nipin, kemi gjithë ditën këtu nuk na thonë asgjë, nuk na japin asnjë informacion. Këtu ka njerëz që kanë humbur 7 apo 8 të afërm, është e tmerrshme”.

7 janë të mbijetuarit po trajtohen në spitalin e Sofjes pasi kanë plagë të ndryshme dhe djegie në trup, ndërsa 46 persona humbën jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy