Flet personi që pa me sy i pari tragjedinë me 46 të vdekur: Njerëzit më flisnin në gjuhë të panjohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flet personi që pa me sy i pari tragjedinë me 46 të vdekur: Njerëzit më flisnin në gjuhë të panjohur

Shtetasi Ilija Nikollov nga Bullgaria ishte i pari që arriti në vendin e aksidentit tragjik që u mori jetën 46 shqiptarëve nga Maqedonia.

 

Nikollov punon në një objekt 500 metra në afërsi të vendit të fatkeqësisë ndërsa tregon momentet e tmerrshme që arriti të shihte.

 

Advertisement

“Dëgjova një shpërthim por nuk munda ta kuptoj çfarë ishte. U nisëm me kolegun drejt vendit dhe e pamë se diçka po digjet. Fillimisht kishte pak, por më pas zjarri u përforcua. U afruam të ndihmojmë por nuk kishte se si. Kishte shumë flakë, nuk mundeshim të afrohemi”, tha Ilija për BNT.

Sipas tij, kishte disa njerëz që kishin dalë nga ana e majtë e autobusit.

 

“Më flisnin në gjuhë të panjohur, nuk kuptoja prej nga vijnë. Thirrëm në 112 dhe mora reflektues për të sinjalizuar veturat që vinin. Shumë shoferë ndaluan veturat dhe vrapuan për të ndihmuar. Policia erdhi 17-18 minuta më vonë dhe pastaj ne ikëm drejt bazës. Vinte era gomë e djegur, nuk kam ndjerë aromë të naftës. Nuk e di nëse gardhi mbrojtës e ka penguar derën të hapet, ishte shumë errësirë dhe nuk mund të vërehej çfarë po ndodhte.”, tha Ilija Nikollov.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy