Florian Binaj: Qeveria nuk kontrollon vetëm tërmetet, politika bën pis protestat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Florian Binaj: Qeveria nuk kontrollon vetëm tërmetet, politika bën pis protestat

Aktori i njohur Florian Binaj, i cili është edhe një zë kryesor në disa kauza të ndryshme, ka deklaruar se politika ka bërë pis protestat që janë zhvilluar deri tani.

 

Nga studio e Quo Vadis, ai deklaroi mes ironisë se qeveria aktuale nuk kontrollon dot vetëm tërmetet dhe gravitetin, ndërsa pjesën tjetër e ka në dorë.

 

Advertisement

“I vetmi peng i imi është që ekziston strategjia përçarëse  e politikës. Përdori të gjitha mënyrat e mundshme që t’i vinte njerëzit në presion për tu shmangur dhe mbas protestës që u mbush nga sheshi Skënderbej deri tek sheshi Nënë Tereza plot me qytetarë të mbledhur vetëm përmes celularit.

 

Ajo që vura re është që qeveria është e organizuar aq mirë, sa të pakta janë gjërat që nuk kontrollon. Janë tërmetet, graviteti, baticë-zbaticë dhe eklipset.

 

Advertisement

Unë kam dashur që të mos përfshihej asnjë figurë politike në protesta, sepse për shkak të këtyre figurave politike në 32 vite jemi këtu ku jemi”, tha Binaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy