Floriana Garo: Rama shton mandatet, Basha shton milionat që vjedh me lejen e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Floriana Garo: Rama shton mandatet, Basha shton milionat që vjedh me lejen e tij

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka deklaruar se partneri i vetëm në vjedhjen e Lulzim Bravës është kryeministri Edi Rama.

 

Garo, në një reagim në rrjetet sociale është shprehur se bashkëpunimi i tyre ka sjellë shtim të mandateve të Ramës dhe milionave të Bashës, ndërsa shton se PD do të krijojnë një aleancë për të bashkuar çdo zë opozitar dhe për të rrëzuar narko-regjimin.

 

Advertisement

“Partneri i vetem i Lulzim Braves ne vjedhje eshte Edi Rama, fale te cilit Luli mbush xhepat. Ndersa Rama shton mandatet Lulzim Brava shton milionat qe vjedh me lejen e tij ndersa demokratet kalojne nga humbja ne humbje!
Kurre me!

 

PD do te krijoje aleancen me te gjere qytetare per te bashkuar cdo ze opozitar ne luften pa kompromis me narko-regjimin dhe pengun e tij mjeran! Ditet e pazareve kane marre fund! Vetem te bashkuar mund te ofrojme nje opozite te vertete dhe fituese mbi narkoshtetin ashtu sic ja kemi fituar dhe kunder diktatures komuniste! E ardhmja jone eshte fitorja”, shkruan Garo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy