Fluks hyrjesh dhe daljesh në Qafë Thanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks hyrjesh dhe daljesh në Qafë Thanë

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3700 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndryshe nga herët e tjera, fluksi ka qenë më i lartë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me 1931 shtetas, duke rregjistruar kështu hyrjet më të mëdha gjatë kohëve të fundit.

 

I lartë vazhdon të jetë edhe numri i daljeve nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, cka tregon se shqiptarët që nga mbyllja e njëanëshme e kufirit nga pala greke në Kapshticë, përdorin Maqedoninë për të kaluar tranzit drejt shtetit grek.

Advertisement

 

Burime zyrtare per Vizion Plus bëjnë me dije se nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 1822 shtetas.

 

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Advertisement

 

Gjatë orëve të fundit kanë hyrë 360 shtetas dhe 182 mjete.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy