Fluks lëvizjesh në pikat kufitare/ Gushti sjell emigrantët në Shqipëri për pushime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks lëvizjesh në pikat kufitare/ Gushti sjell emigrantët në Shqipëri për pushime

Dita e parë e gushtit ka shënuar fluks lëvizjesh në porte e pika kufitare.

 

Në Durrës afro 4700 pasagjerë dhe 2800 automjete zbritën nga katër tragetet e linjës.

 

Advertisement

Për të përballaur numrin e lartë të udhëtarëve autoritetet portuale vendosën në dispozicion 26 sportele.

 

Si pasojë e fluksit të madh, edhe në rrugët e qytetit bregdetar u krijua trafik.

 

Advertisement

Rritje të lëvizjeve pati edhe në doganën e Kapshticës.

 

Sipas burimeve pranë kësaj pike, më shumë se 4200 persona hynë gjatë 24 orëe të fundit ndërsa dolën afro 3600 të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy