Fluks turistësh në Krujë, Pazari i Vjetër mbetet destinacioni kryesor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks turistësh në Krujë, Pazari i Vjetër mbetet destinacioni kryesor

Pazari karakteristik në qytetin e Krujës vijon të tërheqë vëmendjen e vizitoreve vendas dhe të huaj. Në dy krahët ku shtrihen dyqanet e hershme gjenden kostume të shumëllojshme kombëtare, sixhade dhe qilima karakteristike që punohen nga endësit artizanë, të sjella sipas traditës.

 

Në këtë pazar karakteristik gjenden tezgjahët, aty ku punojnë gratë krutane për t’i dhënë vlera kësaj tradite, ndonëse sot të rinjtë nuk e preferojnë.

 

Advertisement

Përgjatë pazarit sheh mjaft turistë të cilët shohin të varura në dyqanet kostumet kombëtare, relike të ndryshme, mjaft të hershme, punime me bakër, dru etj.

 

70-vjeçari Sali Maja është njëri prej banorëve që së bashku me bashkëshorten e tij,  Deshiren, jetën ia kanë dedikuar punimeve artizane. Ai tregon se që në moshën 15-vjeçare bashkëshortja ka punuar në këtë profesion në tezgjah, teksa  kërkon të ua trashëgojë pasionin edhe të rinjve.

 

Advertisement

Kruja falë Muzeut Kombëtar, pazarit karakteristik dhe kalasë pret turistë nga vende të ndryshme të botës, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy