“Fluturimet e mia kanë kushtuar më pak se ato të non gratës”/ Rama u përgjigjet akuzave të Berishës: Tallesh me shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fluturimet e mia kanë kushtuar më pak se ato të non gratës”/ Rama u përgjigjet akuzave të Berishës: Tallesh me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të kreut demokrat Sali Berisha. Ky i fundit, kërkoi dorëheqjen e Ramës duke thënë se ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtimet me charter.

 

Në një postim në Twitter, Rama tha se ai vetë ka shpenzuar shumë herë më pak për udhëtim, krahasuar me fluturimet që ka bërë Berisha kur ishte në qeveri.

 

Advertisement

Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy