FNSH kontrolle të shtuara në Vlorë, në fokus personat e armatosur dhe në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FNSH kontrolle të shtuara në Vlorë, në fokus personat e armatosur dhe në kërkim

FNSH  prej disa ditësh po ushtron kontrolle në qytetin e Vlorës.

Mësohet se kontrollet po zhvillohen edhe përgjatë ditës në akset kryesore rrugore.

Kryesisht kontrollohen makina të shtrenjta dhe ato me xhama të zinj.

Mësohet se kontrollet  kanë për qëllim kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, sende të forta dhe mjete prerëse.

Advertisement

Drejtuesit nxirren nga automjeti dhe kontrollohen edhe për posedim lëndësh narkotike.

Ku ka dyshime, kryehet edhe test ii alkoolit dhe drogës për të evidentuar personat që qarkullojnë me automjet nën efektin e tyre. Kontrolle po ushtrohen gjithashtu në zonat e riskut, banesa por edhe në njësi biznesi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy