“Fol si në shtëpi”, 48 orë nga heqja e roming-ut në Ballkanin Perëndimor: Zero tarifa shtesë për 6 vende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Fol si në shtëpi”, 48 orë nga heqja e roming-ut në Ballkanin Perëndimor: Zero tarifa shtesë për 6 vende

Pas 48 orësh, çështja e komunikimit mes banorëve të Ballkanit nuk do të jetë më problem.

“Fol si në shtëpi, një nismë e para tri viteve e Këshillit Bashkëpunimit Rajonal kurorëzohet me një korrik.

Roaming do të jetë zero për 6 vendet e Ballkanit.

Krahas lëvizjes me karta identiteti, roaming zero është një lehtësim për ballkanasit. Hapi i radhës është ulja e kostos së komunikimit me bllokun e Bashkimit Europian.

Advertisement

Të gjithë vendet e Ballkanit kanë si objektiv anëtarësimin në BE. Por muaji që po mbyllet nuk solli lajme të mira as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut. Nuk u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, megjithëse ishte paralajmëruar prej 3 vitesh.

Shkak këtë radhë është veto bullgare. Gjithsesi anëtarësim në BE- do të thotë zero problem me fqinjët.

E problemet mes fqinjëve në Ballkan janë larg së qenit zero. Mjaft të përmendimin problemet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë apo Kosovës dhe Bosnjë – Hercegovinës.

Problemet dhe sfidat në rajon, mbeten të njëjta pavarësisht se bëhet fjalë për shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë apo maqedonas.

Advertisement

Dëshira për të ikur dhe për të punuar në një vend të BE-së është zgjedhja e preferuar e banorëve të rajonit. Madje një në katër banorë preferojnë të shkojnë për punë deri në SHBA.

Viti i dytë i pandemisë ka shtuar edhe apatinë tek njerëzit. Në Shqipëri gjysma e të anketuarve as që duan t’ia dinë se çfarë vendimesh merr qeveria.

Punësimi dhe ekonomia mbeteten dy shqetësimet kryesore të banorëve në Ballkan.

Për të folur për roaming zero dhe synimin për zero problem mes fqinjëvë në rajon sonte në #Përballë është Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy