Fondacioni i Romës shtron drekë për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Kombinat, Veliaj: Sot nisim një bashkëpunim të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fondacioni i Romës shtron drekë për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Kombinat, Veliaj: Sot nisim një bashkëpunim të ri

Kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe, Fondacioni i ekipit të Romës, Roma Cares, përfaqësuar nga ish-kampioni i Botës me Francen dhe legjenda e Romes, Vincent Candela, iu bashkua kryebashkiakut te Tiranes, Erion Veliaj në drekën e shtruar për njerëzit në nevojë pranë Qendrës komunitare në Kombinat.

 

Veliaj i shprehu mirënjohjen Fondacionit të Romës për nismën e tyre në shërbim të komunitetit.

 

Advertisement

“Nëse përgatitjet që bëjmë për ndeshjet e futbollit në shesh, kjo është një punë ndoshta e padukshme, por shumë e rëndësishme, në mos më e rëndësishme sesa punët që duken. Ndaj, e vlerësoj jashtë mase të gjithë këtë atmosferë që kemi krijuar. Sot në darkë është ndeshja e Romës me Feyenoordin. Mua si Kryetar Bashkie më takon t’i mikpres të gjithë, por sot na kanë ardhur shokët e Romës, të cilët donin të na sponsorizonin drekën. Donin që të ishin këtu, edhe me zonjat që marrin një shërbim këshillimor, donin të njihnin fëmijët, sepse ne duam që me ekipin, me fondacionin e Romës, të fillojmë një marrëdhënie ku të kemi mundësi që punën e tyre sociale ta lidhim me punën tonë sociale”, tha Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë u shpreh se shembulli që vjen nga ekipi i Romës është treguesi më i qartë se nuk mjafton vetëm të jesh një profesionist i mirë, por së pari duhet të jesh qytetar i mirë.

 

Advertisement

“Djemtë e Romës na kanë treguar që nuk mjafton te jesh vetëm një sportist i mirë, duhet të jesh mbi të gjitha një qytetar i mirë. Kush është qytetar i mirë mund të jetë edhe sportist i mirë, e anasjellta nuk është gjithmonë e vërtetë. Kush është qytetar i mirë, mund të jetë sportist i mirë, mund të jetë komshi i mirë, mund të jetë shkencëtar i mirë, mund të jetë një punonjës social i mirë. Është shumë e rëndësishme që, mbi të gjitha, të jemi njerëz të mirë dhe pastaj, mund të bëjmë të gjitha gjërat që kemi ëndërruar, sidomos më të vegjlit që janë këtu, që e kanë gjithë jetën përpara”, tha Veliaj.

 

Vincent Candela, i cili ka fituar të gjithë trofetë më të rëndësishëm sportiv, u shpreh se vizita pranë kësaj qendre, ku marrin shërbime sociale persona në nevojë, është një eksperiencë e veçantë.

 

Advertisement

“Roma sot ka një ndeshje shumë të rëndësishme, një finale që sigurisht edhe ajo eshte shumë e rëndësishme. Por, për skuadrën e Romës, nuk është vetëm kjo. Kam fituar Kupën e Botës, kam fituar Kupën e Evropës, kam fituar kampionatin Evropian, kam fituar kampionatin Italian, por sot fitova edhe këtë ndeshje, duke qëndruar këtu me ju”, theksoi kampioni i botës, Vincent Candela.

 

Pjesë e aktivitetit ishin dhe takimet me gra të dhunuara që marrin këshillim pranë kësaj qendre. Ato ndanë historitë e tyre personale dhe sfidat e hasura deri në momentin e vendimit për të denoncuar dhunuesit e tyre. Gjithashtu, përfaqësues të fondacionit të ekipit të Romës zhvilluan lojëra dhe aktivitete të shumta argëtuese me fëmijët që vizitojnë këtë qendër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy