“Ford Trucks” vjen në Shqipëri; për herë të parë prezantohen teknologji inovative në shërbim të biznesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ford Trucks” vjen në Shqipëri; për herë të parë prezantohen teknologji inovative në shërbim të biznesit

Për herë të parë në Shqipëri vjen Ford Trucks.

 

Për këdo që planifikon të blejë një kamion, për të përmbushur nevojat e biznesit, mund të gjejë veten në modelet e ndryshme që Ford Trucks ofron, duke përjetuar komoditet falë teknologjisë inovative, por edhe siguri falë mbrojtjes maksimale.

 

Advertisement

Me premtimin se do të shndërrohen në partnerët e besuar të biznesit, “Kamionët Ford” ofrojnë një gamë të gjerë automjetesh të klasit botëror, duke përfshirë betoniere të prodhuara me standardet më të larta për industrinë e ndërtimit, automjete të posaçme për ngarkim-shkarkim apo edhe mjete zjarrfikëse me fjalën më të fundit të teknologjisë.

 

Në sallon do të ketë edhe modele nga linja e ndërtimit, Construction Truck.

 

Advertisement

 

Brandi më i ri lançohet mbrëmjen e kësaj të enjteje nga përfaqësues të Ford Truck nga Turqia dhe biznesmenë të njohur në shouroomin  e Albanian Motor Company, i cili është i shtrirë në një sipërfaqe prej 5 mijë metrash katrorë, duke krijuar hapësira të bollshme për çdo të interesuar mbi modelet dhe teknologjitë më të fundit.

 

Advertisement

Kamionët Ford, të projektuar nga inxhinierët e Ford-it dhe të preferuar në mbarë botën, janë të njohur për reduktimin e kostove operative.

 

Fituesi i Çmimit Ndërkombëtar F-MAX, Kamioni i Vitit 2019, shquhet për motorin Ford Ecotorq, një lider në reduktimin e konsumit deri në 8.5%.

 

Advertisement

Shënim:Eventi do të zhvillohet të enjten, 17 nëntor 2022, ora 18:00-20:00 në ambjentet e Ford Albania (autostrada Tiranë-Durrës, km 10, Kashar, Tiranë)

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy