Forumi i turizmit në Tiranë; kryeqyteti do të presë 300 të ftuar nga 40 vende të botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Forumi i turizmit në Tiranë; kryeqyteti do të presë 300 të ftuar nga 40 vende të botës

Javën që vjen, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi do të organizohet forumi më madh i turizmit në Tiranë.

 

Në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, ky event do të mbledhë mbi 300 pjesëmarrës nga 40 vende të botës, ku në fokus do të jetë e ardhmja e qëndrueshme e këtij sektori.

 

Advertisement

“Java që vjen fillon me një ngjarje shumë të madhe për turizmin. E gjithë java, do të jetë e turizmit jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar. E hapim me forumin më të madh ndërkombëtar kushtuar turizmit. Në Shqipëri, ku të gjitha mediat ndërkombëtare, të gjithë turoperatorët, ku të gjitha bizneset, sektori privat dhe publik gjejnë vendin e vogël me një model të veçantë: atë të turizmit të përgjegjshëm, të turizmit që respekton mjedisin.

 

Kumbaro nënvizoi se këtë vit pritet një sezon shumë i mirë turistik.

 

Advertisement

Kjo është Shqipëria që duam dhe për këtë, gjatë gjithë javës që vjen, nga Pallati i Kongreseve deri në “Expocity”, midis paneleve shumë të rëndësishme dhe midis panairit ju mirëpresim të gjithëve sepse përpara kemi një sezon fantastik turistik”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro

 

Pjesëmarrës në këtë forum do të jenë turoperatorë nga vende të ndryshme të botës, ministra të sektorit dhe përfaqësues të industrive që operojnë në sektorin e udhëtimit, për të shkëmbyer eksperienca, por dhe për të krijuar lidhje biznesi.

 

Advertisement

Sektori i turizmit është një nga degët e ekonomisë që po njeh një rritje të vazhdueshme vitet e fundit, ku vetëm në 2022 numëroi 7.5 milion turistë.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy