
Pas reshjeve të dendura të borës, Bashkia e Korçës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.
Në një njoftim në faqen zyrtare, Bashkia e Korçës thekson se fadromat janë në terren dhe po punojnë për të mos lejuar bllokimin e rrugëve.
Advertisement
“Dimri tashmë ka ardhur dhe mbrëmjen e djeshme në të gjithë juglindjen kanë nisur reshjet e borës.
Bashkia Korçë, prej orëve të para të mëngjesit ka ndërhyrë në disa zona malore si rruga e Gjançit, Shtyllë dhe Vithkuq me borëpastruese dhe fadroma për të normalizuar situatën dhe për t’i paraprirë reshjeve të dendura.
Aktualisht një fadromë po punon në Lubonjë, ndërkohë që situata paraqitet e normalizuar në të gjithë territorin.”-thuhet në njoftim.
Advertisement