FOTO LAJM/ Tragjedia në Shkodër, qytetarët homazhe për jetët e ndërprera në mes, hedhin lule në Bunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO LAJM/ Tragjedia në Shkodër, qytetarët homazhe për jetët e ndërprera në mes, hedhin lule në Bunë

Ende asnjë gjurmë nga trupat e nënës dhe dy fëmijëve, të cilët dyshohet të jenë vetëmbytur disa ditë më parë në lumin Buna.

Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë bashkë me tre fëmijët e saj 8,9 dhe 3 vjeç. Trupi i vogëlushes 9-vjeçares Egesa u gjet dje rastësisht nga një peshkatar, ndërsa nuk dihet fati i truoave të dy fëmijëve tjerë dhe Almës 39-vjeçe, e cila mendohet të ketë ndërmarrë aktin ekstrem për shkak të dhunës së bashkëshorti Erdgys Arrazi 31 vjeç, i cili është arrestuar.

Sot familja Arrazi hapi dyert e mortiti për Ergesës, ndërsa në njoftimin e vdekjes së vogëlushës shpallën të vdekur edhe dy fëmijët e tjerë, bashkë me nënën e tyre.

Advertisement

Ndërkaq gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvataj, raporton se qytetarët e Shkodrës kanë hedhur sot lule në ujërat e Bunës, duke kryer kështu homazhe për jetët e ndërprera në mes.

Gjithashtu mësohet se bashkia Shkodër ka anuluar koncertin e mbrëmjes së festes së 6 Majit, ditës së luleve, pas tragjedisë ku nëna me 3 fëmijët i dha fund jetës në ujërat e lumit Buna.

Advertisement

“Duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan nismës së Bashkia Shkodër , dua t’ju njoftoj se në bashkëpunim me organizatën realizuese të Festës së Luleve, vendosëm ta anullojmë koncertin e mbrëmjes në sheshin para BashkisëShpresojmë në mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy