FOTO/ Të apasionuarit e terreneve të vështira me auto e motomjete, zbarkojnë në Lurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Të apasionuarit e terreneve të vështira me auto e motomjete, zbarkojnë në Lurë

Të apasionuarit e terreneve të vështira malore apo siç njihen ndryshe Off Road, kanë zbarkuar në Parkun Kombëtar të Lurës.

Mbi 600 motomjete dhe automjete për terrene të vështira për dy ditë me radhë garuan mes tyre në vendin e quajtur Lanë Lurë.

Garat u zhvilluan në prani të qindra njerëzve që kishin shkuar aty për të parë nga afër këtë lloj sporti të cilin e bëjnë të apasionuarit pas makinave off road.

Advertisement

Pjesmarrës në këtë garë të organizuar nga vetë grupet e të rinjëve, ishin edhe grupe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

Kjo është hera e parë që zhvillohet një garë e tillë në Lurë dhe sipas organizatorëve, qëllimi ka qenë kthimi i vëmendjes nga Lura, për ta bërë atë një destinacion të qëndrueshëm turistik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy