
5 të plagosur dhe një viktimë ishte bilanci i mbrëmjes së djeshme, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin e Fation Muratajt në zonën e Don Boskos.
Viktima është identifikuar si Mimoza Paja, 60-vjeçe banakiere në lokalin ku ndodhi sulmi me armë zjarri.
Advertisement
Vizion Plus ka siguruar foton e viktimës, ndërsa djali i saj në një postim në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh prekës për nënën e tij.
“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”, shkruan djali i viktimës.
Advertisement
Kujtojmë se të plagosur mbetën; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një fëmijë 10-vjeç që dyshohet se u dëmtua në këmbë për shkak të copave të xhamit kur u thyen.
Advertisement