U ekzekutua me armë zjarri/ Del foto, ja kush është ish-polici i vrarë në Laç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ekzekutua me armë zjarri/ Del foto, ja kush është ish-polici i vrarë në Laç

Vizion Plus ka siguruar foton e ish-policit të vrarë, mëngjesin e sotëm në Laç.

Xhelal Reçi, 61 vjeç, u ekzekutua sot më armë zjarri në orën 07:23 sapo kishte ndalë nga makina dhe po shkonte të hapte bizneset e tij.
Në momentin që është qëlluar, Xhelal Reçi ka tentuar të largohet për t’u mbrojtur pas biznesit të tij, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojnë plagëve dhe ha humbur jetën. Xhelali njihej si njeri i urtë dhe i qetë.

Reçi dyshohet se është ekzekutuar për shkak të të birit, Besnikut. Kjo është pista kryesore ku po hetohet për momentin, ndërsa po krijohen lidhjet me atentatin e dështuar për eliminimin e tij fizik të një viti më parë.

I biri Besnik Reçi njihej si një person tejet problematik, ku sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me personat në Laç e më gjerë. Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin. I ati, me eksperiencën e ish-policit është munduar disa herë për të shuar problemet e të birit, ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy