FOTOT: Albin Kurti pushime në resortin luksoz në Greqi, në Deçan ka mbi 1500 te helmuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Deçanit ka shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë ndodhen në spital dhe dy të tjerë kanë gjetur vdekjen.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet në një shtet tjetër, në një ambient luksoz, larg situatës së rëndë që ka ‘kapluar’ vendin.

Në resortin ku ndodhet Kurti, nata kushton vetëm 500 euro nata. Dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

Advertisement

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy